Në Ministrinë e Drejtësisë ende nuk ka mbërritur njoftim zyrtar i vendit të Gjykatës hungareze për mosekstradimin e ish kryeministrit Gruevski. Zëvendësministri Oliver Ristovski thotë se dinë vetëm atë që kanë publikuar mediat.
“Nëse marrim ndonjë njoftim me shkrim, unë do t’ju informoj. Shpresoj për kërkesën tonë dhe ka pasur disa kërkesa, njëra është pas aktgjykimit të plotfuqishëm të gjykatës dhe tjetra pas aktakuzës, d.m.th. hetimit për “27 prillin”, prandaj shpresoj që rezultati të jetë pozitiv”,- deklaroi zëvendësministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski.
Gruevski të enjten në mëngjes hyri me pranga në gjykatë, por doli i buzëqeshur pak orë më pas pasi gjykata vendosi se nuk mund të ekstradohet sipas ligjeve hungareze, një person që ka fituar azil politik, sepse është pranuar se ndjehet i përndjekur në vendin nga ka ardhur. Nuk dihet ndërkohë se për cilën kërkesë ekstradimi është vendosur, pasi ekzistojnë dy të tilla, një për rastin “Tanku” dhe e dyta për “27 prillin”, ku Gruevski akuzohet si organizator i sulmit në Kuvend./koha.mk
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?