Marrëveshja me Greqinë e çon Maqedoninë në pragun e anëtarësimit në NATO, dhe sipas informacioneve të fundit nga Greqia dhe Kryeministri Zoran Zaev, diplomatë rusë kanë provuar të prishin procesin dhe i njëjti të mos arrij.
Megjithatë, interesi i Rusisë nuk mund të nxit skenar të Malit të Zi në Maqedoni, sepse të dyja vendet janë pozicione të ndryshme në raport me interesat e Moskës në Ballkan, thonë për 1TV, drejtoresha e Institutit për politikë evropiane, Simonida Kacarska dhe gazetari Mirçe Adamçevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Rëndësia e Malit të Zi në raport me Rusinë është shumë e madhe, për shkak të kapitalit, kontakteve që i kanë dhe për shkak të dashurisë tradicionale të pjesës të qytetarëve atje të cilët identifikoheshim më shumë si serb. Në Maqedoni nuk ka tendencë të tillë. Përkrahja e cila në terren do ta gjente Rusia në Maqedoni është shumë më e vogël”, thotë Kacarska.
Adamçevski konsideron se vetëm ajo që përkrahja e popullit maqedonas është e orientuar drejt NATO-s dhe BE-së është arsye e fortë që të mos ketë rrezik nga instalimi i Rusisë në shtet. Shërbimet, thotë ai, të të disa qendrave politike janë prezent në rajon, por NATO nuk do të lejoj përsëritjen e skenarit të Malit të Zi.
“Nuk pres të përsëritet skenari i Malit të Zi në Maqedoni nga arsyeja e thjeshtë se në Maqedoni mbi 70% e qytetarëve janë për anëtarësim në NATO dhe BE. Në Mal të Zi janë të ndarë gjysmë-gjysmë dhe pjesë e madhe e popullatës ishte kundër anëtarësimit në NATO dhe erdhi deri te eskalimi i situatës”, deklaroi Adamçevski.
Gazetari megjithatë përsërit se për shtetin nuk do të ishte mirë të përsëritet kriza politika e para tri viteve.
“Ekzistojnë përpjekje, dhe kjo paraqet rrezik për gjendjen politike në Maqedoni. Momentalisht në Maqedonisë nuk i nevojitet krizë politike”, thotë ai.
Për atë se si Rusia ndikon këtu, Kacarska thotë që mekanizmi më i fuqishëm i Moskës është provon të minojë pozicionin e ShBA-ve dhe BE-së në Ballkan, duke përfshirë edhe Maqedoninë, duke e shfaqur vetveten si alternativë më të mirë.
“Karakteristikat e veprimtarisë të Rusisë, posaçërisht në këto pjesë të Evropës është që të shfrytëzojë jostabilitetin që tashmë ekziston sepse në këtë mënyrë ajo gjithashtu nxit jo stabilitet në vet BE-në, e etiketon ndikimin e BE-së dhe ShBA-ve si promotorë të stabilitetit, sepse nëse preket stabiliteti i tyre, atëherë nuk jeni alternative e keqe”, thotë Kacarska.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...