Ekspertë nga Zvicra do t’i ndihmojnë Maqedonisë në përballjen me rreziqet nga përmbytjet për të ndërtuar një strategji për masat më të përshtatshme për përballjen me përmbytjet dhe rreziqet nga katastrofat.
Në punëtorin e mbajtur në kuadër të projektit “Përmirësimi i rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut”, ekspertët i prezantuan ngjarjet më të reja ndërkombëtare dhe qasjet bashkëkohore për uljen e rrezikut nga katastrofat.
Projekti ka për qëllim ndryshim thelbësor të mënyrës së përballjes me rrezikun e përmbytjeve në Pollog, që konsiderohet si më i prekshëm në këtë sferë.
Në katër vitet e ardhshme, sa zgjatë zbatimi i projektit, duhet që të përmirësohet gatishmëria dhe të forcohen kapacitetet e institucioneve për mbrojtje nga përmbytjet.
Parashihet ndërtimi i infrastrukturës së rëndësishme, ngritja e sistemeve të paralajmërimit të hershëm, si edhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe urban në komunat e rajonit të Pollogut./Telegrafi
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...