Gjykatësja Marija Kletniçka në Gjykatën Penale shqiptoi dënim prej 3 vjet e 6 muaj për të akuzuarit në lëndën “Titanik 3” Ejup Alimi dhe Ismet Guri.
Në seancën e sotme gjyqësore nuk ishte prezent Ejup Alimi.
Gjykata i shpalli Alimin dhe Gurin fajtor për shkatërrimin e materialit zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Çair. Sipas Gjykatës ata kanë manipuluar me rezultatet e sakta të votave, ku si pasojë kanë rritur numrin e votave për BDI-në duke i zvogëluar votat për PDSH-në dhe VMRO-DPMNE-në. Të njëjtat rezultate ishin dërguar në Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në mënyrë që të vulosen si përfundimtare, por të njëjtat nuk u pranuan.
Gjykimi ka zgjatur rreth dy vjet, ndërsa mbi 30 persona kanë dëshmuar. Gjykimi u kthye në fillim. pasi gjykatësja Olja Ristova në mars të vitit të kaluar u përjashtua nga ky rast, e cila u zëvendësua nga gjyqtarja Maria Kletniçka. Fillimisht aktakuza u ngrit nga PSP-ja, respektivisht përfaqësues të aktakuzës ishin Fatime Fetai dhe Gavril Bubevki, pasi skadoi mandati i PSP-së, rasti vazhdoi në prokurorinë republikane./alsat
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...