Edi Rama priti në takim Shaip Kamberin

12:24 | 18 Korrik 2022
arbresh.info

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, është pritur në takim nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Në Tiranë sot takova Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla. I njoftova me kërkesat të cilat në emër të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës ia dorëzuam Presidentit të Republikës së Serbisë”, ka shkruar Kamberi në rrjetet sociale.

Ai ka theksuar se nga Kryeministri Rama ka kërkuar angazhim dhe mbështetje për realizimin e kërkesave legjitime të shqiptarëve të Luginës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme