Google ADS

Edi Rama: Nuk jam befasuar nga vendimi i Ivanovit për Ligjin e përdorimit të gjuhëve

16:45 | 23 Janar 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shprehet se nuk ndjehet i befasuar nga mos-dekretimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve nga ana e Presidentit Gjorge Ivanov.

Rama shton se do ishte surprizuar nëse Ivanov do ta bënte të kundërtën. Ai demantoi akuzat e Ivanov ndaj Shqipërisë, duke theksuar se Shqipëria posedon agjendë publike për politikë të jashtme.

”Nuk kishte surprizë për mua sepse qëndrimi i Presidentit ishte i njohur edhe më parë dhe do të ishte surprizë nëse Presidenti do ta kishte dekretuar ligjin, por kjo nuk do ta pengojë ligjin që të bëhet ligj. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, deklaroi Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë./Alsat-M

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme