Ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për emërimin e autostradës dhe aeroportit të Shkupit, që njiheshin deri tani me emrin “Aleksandri i madh”.
Pas vendimit të marrë në mbledhjen e qeverisë javën e shkuar, e pas publikimit të vendimit në gazetën zyrtare, tashmë edhe zyrtarisht aeroporti në Petrovec edhe në hyrje, edhe në tabelat treguese do të mbajë emrin “Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit”, ndërsa autostrada do të quhet autostrada “Miqësia”.
Ndryshimi i emrave të aeroportit dhe autostradës, ashtu siç paralajmëroi kryeministri Zaev në takimin në Davos me homologun grek, Cipras, është shenjë e vullnetit të mirë dhe përforcimit të marrëdhënieve me Greqinë në këtë kohë kur negociatat rreth emrit kanë hyrë në një fazë të rëndësishme./Gazeta Express/
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...