Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është përfshirë gjithashtu në diskutimin e hipotezave lidhur me helmimin e mbi 1500 qytetarëve të Deçan.
Ai ka thënë se e kanë analizuar praninë e dy serbëve diku rreth burimit të ujit në Deçan, i cili u dyshua të jetë shkaku i helmimeve.
“Ne kemi një analizë të lëvizjes së automjetit me targa Novi Sadit, ata nuk ishin as 500 metra nga burimi i ujit. Ne po presim të shohim se çfarë do të thonë. Ne po presim, po dëgjojmë”, tha Vuçiq, duke u përgjigjur pyetjet e gazetarëve, raporton B92.
Mbi 1.500 banorë të fshatrave të Deçanit kanë kërkuar ndihmë mjekësore, duke shfaqur simptoma të helmimit.
Uji i pijes ishte dyshimi i parë për helmimin e tyre, por analizat fillestare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) nxorën se uji nuk është burimi i helmimit.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha dje se disa mostra të ujit do të dërgohen jashtë vendit për analiza më të thella./express/
Rruga Pejë-Kullë e pakalueshme për automjete të rënda, të tj...
Barcelona del me ‘plan B’ për regjistrimin e Olmos, për katë...
Vuçiq merr kartolinë urimi nga Putin për Krishtlindje
G Bani shpreh ndjesë dhe kërkoi të lërë shtëpinë pas veprimi...
Shijoni Krishtlindjet pa rrezikuar shëndetin, ja disa këshil...
Rrëzohet një aeroplan në Kazakistan