Recep Tayyip Erdogan po kujdeset që ceremonia e inaugurimit të tij si President i Turqisë ku me këtë rast do të instalohet edhe sistemi i ri qeverisës, që të jetë sa më e madhe.
Atje janë ftuar 40 shefa të shteteve dhe qeverive të vendeve të ndryshme përfshirë Hashim Thaçin dhe Aleksandar Vuçiqin.
Për udhëtimin në Ankara të Thaçit ka njoftuar sot Presidenca e Kosovës ndërkohë që Thaçi ditë më parë ishte kujdesur t’ia dërgojë edhe një urim Erdoganit nëpërmjet Twitter, rrjet sociale të cilin shefi i shtetit turk e bllokon shpesh për arsye politike.
Ndërkohë mediat serbe po ashtu njoftojnë se edhe Aleksandar Vuçiq, i cili po ndërton një raport special me Erdoganin do të jetë në kryeqytetin turk.
Pas ceremonisë në Parlament, Erdogan mysafirët e tij do t’i cojë në Pallatin Presidencial ku do të shpalos edhe kabinetin e tij. Me këtë inaugurim, Turqia kalon në system të plotë presidencial, ku Erdogan do të ketë pushtet të plotë ekzekutiv.
Erdogan kohë më parë ka deklaruar se Serbia është vendi më I rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor.
Ndërsa gjatë muajit mars, kur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kishte eskaluar situata për shkak të arrestimit të Marko Gjuriq, Erdogan u kishte telefonuar Thaçit dhe Vuçit.
Telefonata ishte konfirmuar nga mediet e Erdoganit, dhe nga Vuçiqi, ndërsa Thaçi e kishte mbajtur të fshehtë për shkak të deportimit të gylenistëve në të cilin ishte përfshirë.
Erdogan, sipas medieve turke, ishte ofruar edhe si ndërmjetës në bisedimet Kosovë – Serbi. Nuk dihet nëse sot ai do të provojë të ndërmjetësojë dicka ndërmjet Thacit dhe Vuçiq.
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...