Shqiptarët muhaxhir të Sanxhakut të Nishit e që janë në Turqi, Shqipëri, Maqedoni, Malin e Zi, Serbi, Kosovë e shtete të tjera duan që të shkojnë në vizitë në 765 vendbanimet e tyre që tashmë kanë mbetur nën Serbi.
Pos vizitës së shpejti do të mblidhen të gjitha dokumenatcionet dhe do të përgatitet dosja për ta dërguar Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë.
Për 140 vite çështja e shqiptarëve të përndjekur e të debuar nga trojet e tyre të lashta të Sanxhakut të Nishit, e që këtë përndjekje e bënë forcat ushtarake dhe xhandarmëria e Serbisë në vitet 1877/78 ndaj popullatës së pambrojtur shqiptare, transmeton Gazeta Lajm.
Forcat serbe bënë gjenocid, spastrim, përndjekje të dhunshme vrasje të fëmijëve, grave e pleqëve në një sipërfaqe prej 11 mijë e 765 kilometra në katror dhe më mëse 765 fshatra dhe qytetin e Nishit që ishin të banuar me popullësi shqiptare më shumë se 78 për qind.
Asllan Qyqalla, kryetar i Shoqatës Shqipëtare Mbarë Kombëtare të Muhaxhirëve të Sanxhakut të Nishi, tha për “Toskanapress.info” se disa për fat të mirë kishin marrë tapitë me vete, dëshmitë e fakte tjera të cilat edhe i kanë ruajtur deri në ditët e sotme.
Sipas tij të gjitha këto fakte, tapi, dëshmi të dhëna me dëshmitar, deklarata, shkrime, libra, broshura, materiale tjera si gazeta të asaj kohe që shkruan për këtë gjenocid të paparë në historinë e ndonjë populli do t`i marrim e t`i përgatisim dosjet për ta dërguar Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë.
“Po ne kemi presion nga të gjithë shqiptarët muhaxhir që janë në Turqi, Shqipëri, Maqedoni, Malin e Zi, Serbi, Kosovë e shtete të tjera që të shkojmë në vizitë në varrezat e të parëve tanë, atje pra në Nish me rrethinën ku i kemi vendbanimet tona, ku i kemi varret e stërgjyshërve tanë”, tha Qyqalla për “Toskanapress.info”.
Ai shtoi se këtë na e garanton Konventa Ndërkombëtare e Tapive, varrezave dhe mbetjeve tjera kulturore e toponomastike në ato 765 fshatra eqytetin e Nishit.
“Ne do të kërkojmë nga shteti i Serbisë që të na përcjell këta qytetar deri te varrezat e të parëve të tyre. Kërkojmë poashtu nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, që të bëjnë trysni në instancat ndërkombëtare për të realizuar këtë vizitë sa historike aq edhe mallëngjyese”, tjha kryetari Shoqatës Shqipëtare Mbarë Kombëtare të Muhaxhirëve të Sanxhakut të Nishit.
ShShM-ja, është themeluar me 15 shkurt të këtij viti me nismën e Asllan Qyqallës nga përfaqësuesit e të gjitha trojeve sqhiptare dhe nga Turqia, ku edhe ka më së shumti muhaxhir të shpërngurlur atje nga Novi Pazari, Maqedonia dhe nga të gjitha shtetet ku janë të vendosur shqiptarët kanë dërguar përfaqësuesit e tyre. Aty ishin 43 delegat të cilët e formuan edhe kryesinë prej 13 anëtërësh dhe 4 vende i lamë të plotësohen pasi që t`i kryejnë zgjedhjet dhe t`i dërgojnë delegatet në kuvend.
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen