Jo vetëm festa e 1 majit, por edhe kjo e bajramit ishin të dobishme për ulqinakët, ku pasditen e enjte qindra qytetarë nga Kosova kanë mbërritur në Ulqin.
Kur parkingjet e këtij qyteti shihen gjithandej makina me targa Kosove edhe pse temperaturat janë të ftohta dhe me shi.
Derisa për 1 maj atje ishin rreth 15 mijë qytetarë, ashtu siç ishte pritur edhe pas festës së Bajramit pritej të ketë fluks shqiptarësh drejt Ulqinit.
Drejtori i Organizatës Turistike në Ulqin, Gëzim Hajdinaga, tregon se edhe me rastin e festës së Bajramit qytetarët nga Kosova me të madhe kanë ardhur në Ulqin.
Ai falënderoi ata që asnjëherë nuk e harrojnë qytetin e shqiptarëve, Ulqinin.
Gëzim Hajdinaga tha se për shkak të festës nuk janë në dijeni për numrin e turistëve të ardhur sot në Ulqin e të cilat të dhëna do të zbulohen të premten.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...