Gjashtë muaj pas zjarrit në qendrën e kovide në Tetovë ku humbën jetën 14 persona, ende nuk ka akuza të ngritura. Se a do të mbajë dikush përgjegjësi është pyetje për të cilën prokuroria kompetente në Tetovë ende nuk ka përgjigje.
Hetimi i tyre fillestar tregoi se zjarri u shkaktua nga një kordon zgjatues i mbinxehur që përfshinte një pajisje reanimimi, një karikues celulari dhe një pajisje tjetër elektrike. Tre muaj më parë mbërriti një raport nga ekspertët gjermanë, i cili ishte dokumenti i fundit me 7 faqe që duhej të jepte përgjigje nëse pas tragjedisë dhe menaxhimit të pamatur të aparateve kishte një faktor njerëzor.
Por nga Prokuroria e Tetovës, mëngjesin e sotëm për “Sitel” kanë thënë se para se ta shpallin vendimin publikisht, fillimisht do t’i raportojnë komisionit të formuar nga Prokuroria e Republikane.
Ndërkohë që publiku është ende në pritje të përgjigjeve, kjo nuk është tragjedia e vetme me dhjetëra viktima për të cilën nuk ka asnjë përgjegjësi.
Gjykimi për aksidentin e autobusit pranë Laskarcës ku humbën jetën 16 persona është ende në vend dhe nuk ka ndonjë epilog. Pikërisht 4 vite pas aksidentit dhe 100 seancave gjyqësore, ky rast pret të kthehet në një nga proceset më të gjata pa epilog.
Në Maqedoni nuk është hapur asnjë rast për funksionimin e institucioneve kompetente të transportit edhe pas aksidentit më tragjik të autobusit në Bullgari ku humbën jetën 44 shtetas të Maqedonisë së Veriut. Hetimet bullgare u reduktuan në përgjegjësinë e shoferit të autobusit, i cili gjithashtu humbi jetën, por Maqedonia ene nuk ka dhënë një përgjigje se si autobusi ka kaluar kufirin disa herë me dokumente false./Telegrafi/
Ministri Aliu mban konferencë për media
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka