Pak para vizitës në Shkup të Ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias, përsëri ka marrë një letër kërcënuese me plumb për shkak çështjes së emrit dhe negociatave në vazhdim, njoftoi në botimin e fundjavës gazeta greke “Tanea”, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Sipas informatave të gazetës, në fillimin e seancës në Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, kishte arritur një zarf me një plumb mbrenda, i adresuar deri te Nikos Kotzias.
“Tanea” shkruan se nuk dihet çka ndodhi saktësisht. Plumbi, së bashku me letrën, iu dërguan menjëherë policisë për të hetuar dhe zbuluar porosisin. Ministri i Drejtësisë së Greqisë dhe Kryeministri gjithashtu ishin lajmëruar për rastin. Kjo ishte hera e dytë që shefi i diplomacisë greke kishte marrë kërcënime anonime nëpërmjet letrës me plumb. Në fillim të shkurtit, Nikos Kotzias kishte marrë një letër në të cilën shkruhej: “Ne kemi të gatshëm tri plumba për ty dhe familjen tënde. Një për çdo Maqedoni”.
Letra, pra, ishte vetëm disa ditë para protestës së Athinës “për të mbrojtur emrin Maqedoni”, tani pak para vizitës të Kotzias në Shkup.
Kotzias, sipas të dhënave nga mediumet greke, do të vi në Shkup me 22 dhe 23 mars në takim me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikola Dimitrov. Kotzias pritet të arrijë me aeroplan në aeroportin me emrin e ri të quajtur Shkupi dhe të sjellë propozim-marrëveshjen për zgjidhjen e emrit. /Telegrafi/.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...