Deri më 30 prill do të jetë i hapur Konkursi i Misionit të OSBE-së për shkollat e Maqedonisë së Veriut për financimin e shkollave deri 7 000 euro. Ky konkurs është në kuadër të nismës “Ndërtimi i urave të reja” që mbështetet nga Mbretëria e Norvegjisë, Republika e Polonisë dhe Dukata e Madhe e Luksemburgut.
Konkursi është i hapur për shkollat publike, kopshtet, fakultetet për trajnimin e mësimdhënësve, komunat dhe fakultetet pedagogjike, ndërsa periudha e realizimit të Konkursit është nga qershori i vitit 2023 deri në maj të vitit 2024.
“Sipas thirrjes së parë për propozime, Fondi për Ndërtimin e urave të reja siguron grante deri në 7000 Euro për shkollat, fakultetet pedagogjike dhe komunat, dhe deri në 3500 Euro për kopshtet, për propozim projektet e zbatuara midis qershorit 2023 dhe majit 2024”, raportoi OSBE-ja.
Aplikimet në lidhje me Konkursin, mund të dërgohen në adresën [email protected], ku mund edhe të parashtrohen pyetje në lidhje me Konkursin. Aplikimi duhet të dorëzohet në gjuhën angleze.
“Ky projekt i ri synon më tej ndërtimin e shoqërive gjithëpërfshirëse që ushqejnë dhe krenohen me pluralizmin kulturor dhe respektin për tolerancën, dialogun dhe bashkëpunimin, në një klimë besimi dhe mirëkuptimi të ndërsjellë si garanci më të mira të paqes dhe sigurisë sociale. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...