Ligji për shqipen, debati për të cilin u la përgjysmë në mbledhjen e fundit të Qeverisë akoma është duke u harmonizuar midis partnerëve të koalicionit qeverisës. Por edhe përpos kësaj, sipas politologut Aliu kjo nuk e lëkund koalicionin qeverisës.
Sipas tij ky koalicion nuk do të lëkundet sepse edhe BDI edhe LR-PDSH në momentin kur pranuan të formojnë qeverinë, patën reterim në qëndrime sa i përket këtij ligji, në krahasim me qëndrimet të cilët i shpërfaqën gjatë kampanjës parazgjedhore.
Aliu shprehet se edhe nësë nuk miratohet ky ligj mbrenda këtij afati, partitë politike shqiptare në qëveri, si gjithëherë do të gjejnë ndonjë arsye për ta legjitimuar këtë mossukses.
“Personalisht që prej fillimit kam qenë skeptik ndaj deklaratës së përbashkët, në kuptimin se, fillimisht mungon vullneti politik dhe sinqeriteti tek nënshkruesit të saj. Në këtë kontekst edhe miratimi i ligjit ku do të avancohet gjuha shqipe, për partite politike në qeveri, më tepër paraqet cështje të interesit politik/partiak, se sa cështje e interesit kombëtare. Personalisht nuk mendoj që nësë nuk miratohet ky ligj mbrenda 100 ditëshit të parë të qeverisë do të këtë lëkundje në koalicionin qeveritarë. Për faktin e thjesht se, edhe BDI edhe LR-PDSH në momentin kur pranuan të formojnë qeverinë, patën reterim në qëndrime sa i përket këtij ligji, në krahasim me qëndrimet të cilët i shpërfaqën gjatë kampanjës parazgjedhore. Prandaj mendoj se edhe nësë nuk miratohet ky ligj mbrenda këtij afati, partitë politike shqiptare në qëveri, si gjithëherë do të gjejnë ndonjë arsye për ta legjitimuar këtë mossukses, me ndonjë shprehje megalomane sic mundë të jetë, p.sh. interesat shtetërore ose integrimet euroatlanike janë më prioritare…”, ka deklaruar për Zhurnal, politologu Murat Aliu.
Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe nuk kaloi në mbledhjen e parafundit me arsyetimin se do të ripërpunohet dhe do të kalojë në seancë qeveritare pas festës së Ilindenit. Në njoftimin zyrtar u theksua se propozim ligji ka ngecur tek formimi i organeve të reja të Agjencisë për zbatimin e gjuhëve dhe tek Inspektorati për përdorimin e gjuhëve për të cilat duhet të përkufizohet dhe konfirmohet kompetenca e tyre. Kohë më parë, kryeministri Zaev paralajmëroi se drafti do të dërgohet për shqyrtim edhe në Komisionin e Venedikut, ndërsa paralelisht ligji mund të jetë në Kuvend, por më vonë të plotësohet nëse ka vërejtje.
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin