Google ADS

Edhe Filipçe rezultoi negativ në testimin për Covid-19

21:38 | 23 Prill 2020
Arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se rezultati i testimit për Covid-19 për ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe është negativ.

“Sapo më njoftuan se rezulatati i testimit tim për Covid-19 është negativ. Edhe pse sipas vlerësimit të epidemiologëve unë nuk isha në rrezik, megjithatë vendosa të mbes në vetizolim”, thotë Filipçe, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se rezultatin në ditën e tetë pas vetizolimit.

“Falënderoj qytetarët për mbështetjen dhe edhe njëherë ju rikujtoj se përgjegjësia është parakusht për shëndetin publik. Respektimi i masave po jep rezultate të mira. Nëse vazhdojmë t’i respektojmë dhe nëse ju përshtatemi ndryshimeve, shumë shpejt do ta tejkalojmë këtë gjendje”, tha Filipçe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme