Deri ditën e djeshme (27 shtator) në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1.619.857 persona, 503.491 ekonomi familjare dhe 711.695 banesa.
Enti Shtetëror për Statistika informon se mundësinë për vetregjistrim, e kanë shfrytëzuar 198.589 qytetarë që jetojnë jashtë vendit.
Sot është dita e 24 e regjistrimit, ndërsa deri në fund kanë mbetur edhe dy ditë.
Përveç në shtëpitë e tyre, qytetarët mund të regjistrohen edhe në pika të caktuara në komunat e tyre përkatëse, të cilat i ka hapur ESHS.
Regjistrimi i popullsisë, zyrtarisht nisi më 5 shtator, ndërsa do të përfundojë më 30 shtator./Telegrafi/
“Nuk është e drejtë”, Flick ‘godet’ Real Madridin për veprim...
“Harruam mbesën brenda, dolëm me vrap nga frika”, banorët rr...
“Nuk është e drejtë”, Flick ‘godet’ Real Madridin për veprim...
Gjethet e hurmave për kocka dhe zemër të fortë
Si ta përballoni vetminë pas ndarjes nga një lidhje e gjatë?
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev