Ministria e Jashtme e Danimarkës përgënjeshtroi lajmet se e mbështet veton e Bullgarisë për fillimin e negociatave qasëse të Maqedonisë së Veriut me BE-në, thonë nga kjo ministri për SDK.
“Informatat e publikuara në mediat bullgare të cilat aludojnë në atë se Danimarka i është bashkangjitur vetos së Bullgarisë për negociatat qasëse të Maqedonisë së Veriut në BE nuk janë të sakta. Danimarka i mbështet propozimet aktuale të Komisionit Evropian në lidhje kornizën negociuese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe atë e ka kumtuar shumë qartë në të gjitha forumet për negociata. Danimarka është e gatshme t’i pranojë këtë korniza negociuese. Danimarka e mbështet plotësisht perspektivën evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë aspekt, Danimarka e mbështet fillimin e negociatave qasëse me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut, pasi të përmbushen kushtet e vërtetuara nga Këshilli për Punë të Përgjithshme në mars të vitit 2020”, thonë nga Ministria e Jashtme e Danimarkës, transmeton Portalb.mk.
Paraprakisht, edhe ambasada holandeze në Shkup përgënjeshtroi lajmin se Holanda i ka dhënë mbështetje Bullgarisë në bllokimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave qasëse të Maqedonisë së Veriut me BE-në, duke e quajtur këtë si lajm të pabazë dhe të rrejshëm.
Lajmin se Holanda dhe Danimarka kanë mbështetur veton bullgare e ka publikuar gazeta bullgae “24 orë”, duke u thirrur në burime të paemëruara diplomatike nga Brukseli, ndërsa citonte edhe statusin e Facebook-ut të deputetit të akuzuar të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, i cili po ashtu, thirrej në burime të painformuara diplomatike në Bruksel, duke pretenduar se, dy vende anëtare të BE-së mbështesin Sofjen. Lajmi u publikua në shumë media të vendit.
Ministri i Drejtësisë thotë se Shkupi do të vazhdojë t’i zba...
Dy klube kosovare reagojnë ashpër ndaj gjyqtarëve
Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot...
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti pret në takim kryetarin e komunës gjermane Arianit Bes...
Kosova me Ambasadë në Kolumbi, Osmani: Punë të mira na presi...