Pas politikanëve, edhe biznesmenët gjermanë shprehën mbështetje për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian duke ju bërë thirrje të nisen bisedimet për Shkupin dhe Tiranën.
Sektori biznesor gjerman ka frikë se zgjatja e vendimit pozitiv për në BE do të prishë kursin pro-evropian në vendet e Ballkanit Perëndimor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i Komitetit lindor të ekonomisë gjermane, Michael Harms, në intervistë për ‘Reuters’ paralajmëroi pasoja të rënda nëse vendimi përsëri anulohet.
“Sa më shumë po zgjatet aq më shumë do të dëshpërohen qytetarët e BE-së”, tha Harms.
Ministrat e BE-së dje nuk arritën marrëveshje për nisjen e bisedimeve për Shkupin dhe Tiranën. Vendimin e bllokon Franca, e cila kërkon reforma.
“Frikësohemi edhe nga lëvizjet populliste dhe lëvizjet tjera në ato vende”, shtoi Harms.
Ai thekson se bëhet fjalë për nisjen e bisedimeve, ndërsa anëtarësimi do të bëhet pasi këto dy vende do të arrijnë të gjitha kriteret.
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual
Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë...
Amorim i zhgënjyer me futbollistët e tij, kjo është arsyeja