Nesër mbahet protestë për rastin e ”Almir Aliut”para Qeverisë së Maqedonisë, nga ora 13:00.
Shumë organizata, parti politike, persona me ndikim në Maqedoni por edhe sektori jo-qeveritar ka thënë se do të jenë në protestën që organizohet nesër kundër vendimit për të liruar vrasësin e Almir Aliut, djaloshit katër vjeçar nga Kumanova. Ky rast ka ndodhur në vitin 2016 ndërsa javën e kaluar gjykata e Kumanovës e liroi nga paraburgimi Boban Iliqin i cili në orët e mbrëmjes e shkeli voglushin, pas një zënke me babain e këtij të fundit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Tifo grupi tetovar ”Ballistët” ka thënë se do të jenë në protestë, duke protestuar për këtë rast, pasi siç thonë ata ” kemi mbrojtur dhe do vazhdojmë ti mbrojmë interesat dhe të drejtat e Shqiptarëve!!”
”Ne si tifogrup gjithmonë kemi mbrojtur dhe do vazhdojmë ti mbrojmë interesat dhe të drejtat e Shqiptarëve!!
Nesër të gjithë në protestë, të ngrejmë zërin për rastin e Almirit, të mbrojmë fëmijët tanë,ardhmërinë tonë!!
Drejtësia patjetër të shkojë në vend!!” thuhet në reagim.
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...
Treqind euro për 50 metra katrorë: Faturat e Termokos-it “ng...
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndi...
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...