Kushtet për ekstradim në Serbi të ish-ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina nuk janë përmbushur.
Ky është vendimi i Gjykatës së shkallës së Parë në Shkup, nga e cila Ministria e Drejtësisë kërkoi mendim.
“Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Penale – Shkup, duke vepruar me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe pasi shqyrtoi të gjithë dokumentacionin mbështetës në kërkesë, si dhe shqyrtoi ligjin ekzistues dhe të drejtën ndërkombëtare, mori vendim se nuk janë përmbushur kushtet për ekstradim në R. Serbisë të personit të kërkuar”, thonë Gjykata Themelore e Shkupit.
Sidoqoftë, një vendim i tillë nga Gjykata Themelore nuk e liron Morinën nga paraburgimi.
Morina do të jetë në burgun e “Shuto Orizares” derisa Gjykata e Lartë të vendosë mbi vendimin e Gjykatës Penale.
Përveç shtetësisë së Kosovës, Morina posedon edhe një pasaportë britanike. Ambasada Britanike në Shkup është gjithashtu e interesuar për fatin e Morinës.
“Po ndihmojmë një burrë britanik-kosovar të arrestuar në Maqedoninë e veriut dhe ne jemi në kontakt me autoritetet lokale”, thonë nga ambasada britanike në Shkup.
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...