Lideri i BDI-së Ali Ahmeti deklaroi se edhe për të është e pranueshme, pas deklaratës së njëjtë që bëri Kryeministri Zaev në emisionin “Rruga drejt” në Alsat, që Presidenti i vendit të zgjidhjet nga Kuvend, nëse nuk sigurohet cenuesi i nevojshëm në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
“Këtë tezë ne e kemi ngritur ka më shumë se 10 vite, asokohe nuk ka pasur mbështetje nga miqtë tanë ndërkombëtarë dhe tani duket se është e arsyeshme të mendohet. Mund të zgjidhet edhe prej Parlamentit”, ka thënë Ahmeti në intervistën e mbrëmshme në ClickPlus.
Ahmeti ka thënë se BDI-ja qëndron pas kandidaturës së Stevo Pendarovskit, sepse me atë ndërtohet një koncept i ri në Maqedoninë e Veriut dhe për herë të parë ka kandidaturë të përbashkët e cila ka përkrahjen edhe nga forcat politike maqedonase edhe nga ato shqiptare.
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore