Shoqata qytetare “Eco Guerilla” ka reaguar në lidhje me informacionet e ditëve të fundit që kanë të bëjnë me shitjen e pronës së K.I.P. Shik-Jelak në Tetovë.
Ata thonë se ky akt i komunës bashkë me rrethanat e dyshimta nga përgjimet e dëgjuara nga biznesmeni kontravers serbo-malazez, përbëjnë bazë të mjaftueshme për ngritjen e hetimeve për këtë rast dhe ngrirjen e menjëhershme të të gjitha procedurave të metejshme në urbanizimin e bllokut urban 57A.
“Komuna e Tetovës në mënyrë jotransparente sjell vendime kontraverse për të ndryshuar kahjen e qytetit me plane të reja urbanistike, ku në mungesë të informacioneve spekulohet për një numër rreth 8,000 banorësh. Në mungesë të ujit të pijshëm, rrjetit të ujësjellësit, kanalizimeve, vendparkimeve, garazheve kolektive, bulevardeve, qarkoreve, vlerësojmë se qyteti i Tetovës është shumë larg me kapacitetet infrastrukturore për ndërtime kompleksesh rezidenciale e komerciale brenda qytetit”.
“Është e papranueshme që në hyrje të qytetit të ndërtohen 30 pallate të reja banimi, në një qytet kaotik në të gjitha aspektet, pa kushte elementare, ku mungojnë dukshëm parqet, hapësirat për rekreacion. Opinionit publik duhet ti sqarohet nëse janë bërë vlerësime për pasojat ekologjike dhe lëvizjes së ajrit nga këto ndërtime”, thuhet në njoftim.
Ata shtojnë se në memorjen kolektive të qytetarëve të Tetovës shumë mirë dihet që hapësira e Shik Jellakut kanë qenë varreza dhe pronë e vakëfit.
“Emrat e këshilltarëve që kanë votuar fshehurazi për këtë plan urbanistik do të mbahen mend për të keq në memorjen e qytetit. Pyesim se kush do të blejë banesa që ndërtohen në një vend ku ka pasur varreza dhe pronë të grabitur nga vakëfi? Metastaza e mafias urbane bashkë me partitë politike qeverisëse po arrin kulmin në qytetin tonë. Prokuroria duhet menjëherë të nisë hetime ndaj Komunës së Tetovës si dhe personave tjerë të kyçur në këtë pazar skandaloz me shumë dyshime dhe paqartësi për të gjithë ne. Kulturës së pandëshkueshmërisë duhet ti jepet fund përgjithmonë”, thuhet në njoftimin e “Eco Guerillas”
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...