Google ADS

E përgjakin ish kryenegociatorin serb

19:36 | 23 Nëntor 2018
Arbresh.info

Ish-kryenegociatori serb për Kosovën, Borko Stefanoviq është sulmuar në Krushevc të Serbisë.

Pamjet e publikuara nga mediat serbe e shfaqin Stefanoviq me plagë në kokë.

Gazeta serbe ‘Blic’ shkruan se ai u sulmua nga persona të maskuar.

Udhëheqësi i së majtës serbe ndodhet në spital.

Aktualisht nuk dihet më shumë rreth gjendjes së tij, por nga pamjet duket se ka marrë lëndime serioze.

Për shumë vjet Stefanoviq u përball në Bruksel me shefen e dialogut nga Kosova Edita Tahiri.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme