Google ADS

“E mbyta me duart e mia e nuk di se pse”, rrëfehet babai që vrau fëmijën e tij 5 vjeç

14:30 | 7 Janar 2018
M. A.

Shqiptari nga Maqedonia, i cili me familjen e tij jeton në Itali, e ka mbytur fëmijën e tij pesëvjeçar.

Siç transmetojnë mediat, babai i tij Besart Imeri 25 vjeç ka rrëfyer gjatë natës së shkuar vrasjen e djalit të tij.

“E mbyta me duart e mia e nuk di se pse” , ka deklaruar Besart Imeri pasi është marrë në pyetje nga policia Italiane.

Kanë rezultuar të pashpresa tentativat e mjekëve për të shpëtuar vogëlushin. Mjeku ligjor ka verifikuar menjëherë shenja në fytin e tij, pas çka rasti është paraqitur në polici.

Imeri, natën e ngjarjes ka qenë vetë dhe ka lajmëruar ndihmën e shpejtë mjekësore pasi djali i tij 5 vjeçar nuk merrte frymë mirë.

Ngjarja është e mbështjellë nga misteri, por hetuesit dyshojnë se fëmija është mbytur fillimisht në makinën e babait. Pastaj trupi është sjellë në shtëpi, nga ku erdhi dhe telefonata që u njoftua policia.

Çifti ishte i martuar e ishin në pritje të fëmijës së tyre të tretë, po ashtu se babai i fëmijës 25-vjeçari, ishte i papunë dhe se po kurohej për probleme psikiatrike.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme