Partia politike “E Majta”, ka dorëzuar sot tek Gjykata Kushtetuese iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së vendimit për shpalljen e referendumit.
Përmes kësaj nisme kjo parti kërkon anulimin e vendimit për referendum.
Sipas partisë në fjalë ka shumë arsye që të ndërpriten të gjitha aktivitetet e ndërlidhura me referendumin pasi sipas tyre është në kundërshtim me Kushtetutën, Ligjin për referendum dhe standardet ndërkombëtare- njofton Alsat-M.
Nëse edhe pas kësaj iniciative mbahet referendumi, kjo parti do ta bojkotojë atë , por do ta vëzhgojë si proces.
E majta thekson se mbron qëndrimin pro integrimit të vendit në një BE më të mirë, por është kundër integrimit në NATO. Pavarësisht kritikave të shumta, nga VMRO DPMNE-ja akoma nuk e kanë ndarë mendjen nëse do të bojkotojnë ose do të votojnë kundër integrimit të vendit në BE dhe NATO duke pranuar Marrëveshjen me Greqinë.
Anëtarët e kësaj partie konsiderojnë se ka disa arsye se pse duhet të ndalohen aktivitetet për organizimin dhe mbajtjen e referendumit. Ata presin prej gjykatësve kushtetues që ta shqyrtojnë iniciativën e tyre menjëherë pas mbarimit të pushimeve të verës gjegjësisht para, datës së mbajtjes së referendumit.
Neni 120 parasheh referendum obligator dhe të detyrueshëm – tha kryetari i kësaj partie Dimitar Apasiev, duke theksuar se sipas tyre, Republika e Maqedonisë ende nuk ka marrë asnjë vendim për anëtarësimin në BE.
Referendumi për emrin në Maqedoni pritet të mbahet më 30 shtator.
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...