Partia politike “E Majta” ka dorëzuar dje në Kuvend nismën civile për nisjen e një referendumi të detyrueshëm dhe plotësues në nivel shtetëror për pyetjen e referendumit “A jeni për vazhdimin e negociatave me BE-në duke pranuar konkluzionet parlamentare të datës 16 korrik 2022?”.
Partia mblodhi 750 firma, të cilat i dorëzoi dje në arkivin parlamentar me pjesën tjetër të materialeve.
Dje në një konferencë për media në Kuvend, lideri i së majtës, Dimitar Apasiev, shprehu besimin se për këtë çështje do të kenë koordinim me deputetët e OBRM-PDUKM-së, por siç theksoi ai pret që të merren seriozisht.
Ndër të tjera ka paralajmëruar bllokadë të plotë të Kuvendit nëse kryeparlamentari Talat Xhaferi e refuzon edhe këtë iniciativë.
“Nuk presim pengesa, nëse kryeparlamentari Talat Xhaferi guxon të veprojë si gjyqtar kushtetues, do të fillojmë me bllokadë të plotë të Kuvendit”, tha Apasiev, duke shtuar se shpresojmë që kjo nismë për referendum të kalojë me mirëbesim.
Apasiev duke shpjeguar iniciativën tha se ajo ka të bëjë me ndryshimin e konkluzioneve ku dy pika kontestohen.
“Janë pika 1 dhe pika 3G, ku është futur propozimi “francez” dhe kuadri i negociatave. Praktikisht do të nënkuptonte se nga BE-ja do të pritej një kornizë e re negociuese pa kërkesat hegjemoniste bullgare të inkorporuara brenda. Kjo do të thotë se referendumi nuk është kundër BE-së, por bojkotimi i referendumit ose moslejimi i referendumit është një akt anti-BE. Deklarata demokratike e qytetarëve nuk mund të jetë kundër BE-së”, tha Apasiev javën e kaluar kur parashtroi iniciativën për referendum në KSHZ.
LSDM ende është i mendimit se opozita OBRM-PDUKM dhe E Majta po bëjnë gjithçka për të penguar rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian, prandaj, ata nuk duan të komentojnë nismën derisa ta shqyrtojnë atë.
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit