Partia politike “E majta” do të organizojë protesta në çdo fazë pasuese të votimit mbi ndryshimet kushtetuese. Protestat do të jenë antiqeveritare, dhe do të organizohen para Kuvendit dhe do të jenë nën moton “Vetëmbrojtja e Popullit”. Siç thonë nga atje, qëllimi i tyre do të jetë kthimi në sovranitetin të rrëmbyer nga populli, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Veprimet radikale radikale ditore, në koordinim me të gjithë aktorët politikë të cilët kundërshtojnë ndryshimin e emrit kushtetues, do të merren sistematikisht në territorin e Republikës. Ne u bëjmë thirrje të gjitha forcave progresive që të bashkohen me ne në lëvizje, deri në fitoren përfundimtare. Kur padrejtësia bëhet ligj, Rezistenca është detyra jonë”, thuhet në thirrjen e së “Majtës”
Me thirrjen për rezistencë masive qytetare, “E majta” ka tri kërkesa:
Pezullimin e pakushtëzuar të iniciativës jokushtetuese dhe të paligjshme të qeverisë për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe anulimin e të ashtuquajturës “marrëveshja e Prespës”, Shpërndarja urgjentet Kuvendit dhe caktimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, formimi i një qeverie teknike kalimtare me një mandat të kufizuar vetëm për zhvillimin e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike./Telegrafi/
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...