Autoritete në Maqedoninë e Veriut kanë konfirmuar se njëri prej tre shtetasve të tyre që janë të bllokuar në kroçerën “Diamond Princess”, në portin e Jokohamës është prekur nga koronavirusi.
Njoftimi është bërë nga Ministria e jashtme në bazë të informatave të marra nga organet kompetente në Japoni.
“Shtetasi jonë për momentin është nën kujdesin mjekësor të autoriteteve në Japoni. Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tokio është në komunikim me shtetasin në fjalë. Në ndërkohë ambasada komunikon edhe me dy shtetasit tjerë të cilët po ashtu gjenden në anijen turistike “Diamond Princess”, dhe të cilët deklarojnë se janë në gjendje të mire shëndetësore.” thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut.
Të pakatën 44 persona në kroçeren “Dajmond princes”, e cila është ankoruar në afërsi të qytetit Jokohama, janë infektuar nga koronavirusi i ri.
Autoritetet japoneze bënë të ditur se do t’iu lejojnë disa udhëtarëve më të moshuar, të cilët ishin negativë në testin për koronavirusin, ta dalin nga anija para skadimit të afatit.
Sipas mediave japoneze, rreth 80 % e udhëtarëve në këtë kroçerë janë të moshës mbi 60-vjeçare, 215 janë të moshës 80-vjeçare, ndërsa 11 kanë nga 90 vjet.