Një 46 vjeçar me iniciale A.N., banues në Tiranë është arrestuar në flagrancë nga policia.
Ai ka rënë në prangat e policisë pasi lokalin që administronte ushtronte veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.
Aktiviteti i lojërave të fatit u ndalua në Shqipëri me vendim të Parlamentit në janar të 2019-s.
Njoftimi i policisë
-Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” shtetasi A. N., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bar kafen që administronte ushtronte veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, i është gjetur dhe sekuestruar njësi kompjuterike, e cila shërbente për këtë aktivitet të kundërligjshëm./TCH
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...