Protesta e mbrëmshme që shpërtheu në Beograd, pas vendimit të presidentit Aleksandër Vuçiq për të vënë masa të reja kufizimi si rezultat i numrit të madh të infektuarve me COVID-19, nuk ka kursyer as ish-ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Vuk Jeremiq.
Presidenti i Partisë Popullore të opozitës, Vuk Jeremiq shkoi para Parlamentit serb për t’u bashkuar me protestuesit, por ata nuk e mirëpritën.
“Dhe ju po na çoni drejt shkatërrimit”, i tha një qytetar, transmeton portali arbresh.info.
Jeremiq doli në protestë para Parlamentit të Serbisë rreth orës 11:00, ku një grup qytetarësh shprehen të pakënaqur me prezantimin e njoftuar të një shtetrrethimi të ri për fundjavën në Beograd, me qëllim parandalimin e përhapjes së epidemisë së virusit korona.
Më 2 korrik Qeveria serbe miratoi masa të reja për kryeqytetin, në përpjekje për të penguar përhapjen e koronavirusit. Masat përfshijnë mbylljen prej orës 23:00 deri në 06:00 të bareve dhe restoranteve për dy javë, mbylljen e konvikteve studentore, dhe gjoba për ata që nuk mbajnë maska në vendet publike
Sipas autoriteteve, problemi më i madh me koronavirusin aktualisht është në Beograd, ku ndodhen 82.5 për qind e të infektuarve.
Gjatë 24 orëve të kaluara në Serbi u regjistruan edhe 13 viktima nga COVID-19.
Dëmtohen disa vazo lulesh në varrezat e fshatit Bresje, poli...
Brazili do të ndalojë përdorimin e celularëve në shkollat fi...
Deri në 90 minuta pritjet për të hyrë në Kosovë nga Dheu i B...
Parashqevi Simaku dërgon mesazh të paharrueshëm nga New York...
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do variojnë temperaturat...
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...