E diela ditë jo pune, Shahpaska: Presim përgjigje edhe nga ministritë e tjera

14:12 | 24 Nëntor 2020
Arbresh.info

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska ka kërkuar nga kolegët e saj gjegjësisht nga ministritë e tjera si ajo e ekonomisë, Ministrisë për Transport dhe Lidhje si dhe Ministrisë së Shoqërisë Informatike që në afat prej 7 ditëve të japin draft propozime lidhur me ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune, gjegjësisht rreth propozimit që dita e diel të shpallet ditë jo-pune.

“Ne si Ministri për Punë dhe Politikë Sociale i bëjmë ndryshimet sistematike, Ligji për marrëdhënie pune është ai që jep konstruksionin, që jep kahjet kryesore që e diela të jetë ditë jo pune. Nga këtu kërkojmë mbështetjen e të gjitha ministrive tjera. Për shembull Ministria e Ekonomisë ka pjesën më të madhe në rregullimin e materies, përfshi pjesën e objekteve gastronomike, turizmi, tregtia, gjithashtu edhe Ministria për Transport dhe Lidhje, ku përfshihet transporti publik, më pas rol të rëndësishëm ka edhe Ministria e Shoqërisë Informatike, e cila gjithashtu rregullon disa sfera”, tha Jagoda Shahpaska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale./alsat

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme