Nga SPB Ohër informojnë se kanë ngritur padi penale kundër dy personave, për shkak të kryerjes së veprës penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave”, ku me aktivitet e tyre ilegale e kanë dëmtuar materialisht “Spitalin e Përgjithshëm” në Ohër.
Sipas policisë, bëhet fjalë për dy persona, njëra 49 vjeçare dhe tjetra 59 vjeçare që të dyja të punësuara në “Spitalin e Përgjithshëm” në Ohër.
Të akuzuarat, gjatë periudhës 2013-2016 deri sa kanë qenë në detyrat zyrtare, janë marrë vesh për blerjen publike të shërbimeve për servisim dhe mirëmbajtje të mjeteve medicinale vetëm nga një firmë nga Shkupi. Me këtë rast është kaluar kufiri i lejuar prej 1.262.342 denarë ose mbi 20 mijë euro . Për të akuzuarën e parë, edhe pse vlera e çmimit për thirrjen publike ka qenë 13 milionë denarë, për të cilën ka qenë i miratuar edhe vendimi, ka përgatitur vendim me të dhëna të rrejshme me vlerë prej 16 milionë denarë, me çka e ka kaluar kufirin e parashikuar për 2.202.136 denarë ose mbi 35 mijë euro.
Është vlerësuar se të dy të paditurat kanë shkaktuar dëm material prej 3.464.478 denarë ose mbi 56 mijë euro. /Telegrafi
Ambasadori i Shqipërisë kërkon bashkërendim në dialogun Koso...
IPK rekomandoi suspendimin e tre punonjësve të policisë
Kurti mirëpriti Kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik të...
Bislimi mirëpriti zëvendës shefen e misionit të ShBA-së në K...
Foda: Nëse duam të arrijmë vendin e parë në grup, duhet ta f...
Osmani priti në takim kryesuesin e KQZ-së Kreshnik Radoniqi,...