Pas Prespës askush nuk mund të kontestojë se në Maqedoninë e Veriut jetojnë maqedonas, të cilët flasin gjuhën maqedonase, është porosia që para do kohë e dërgoi negociatori në thuajse kontestin tredekadësh për emrin, Matthew Nimetz, i cili sipas ndonjë rastësie sot kremton ditëlindjen, më 17 qershor, ditën kur dy vite më parë në Nivici të Liqenit të Ohrit u nënshkrua Marrëveshja e Prespës, me të cilën iu dha fund mosmarrëveshjeve mes Athinës dhe Shkupit.
– Me Marrëveshjen e Prespës u përmbyll identiteti maqedonas i qytetarëve, ndërsa liderët me vetëbesim mund ta bindnin popullin e tyre se është i njohur si maqedonas, se ata e arritën qëllimin kryesor të tyre në bisedimet, gjegjësisht, njohjen e identitetit të tyre kombëtar, theksoi ish-përfaqësuesi i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në analizën e hollësishme, të publikuar në prill për “Nationalities Papers”, revistë akademike që e publikon Kembrixh Juniverziti për Asociacionin për studime të nacionaliteteve.
Në vendbanimin e vogël Nivici në anën greke të Liqenit të Prespës saktësisht dy vite më parë shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov dhe ish-ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias i vendosën nënshkrimet e tyre në Marrëveshjen e Prespës.
Me zgjidhjen e kontestit me Greqinë u zhbllokuan proceset integruese të vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian. Maqedonia në përputhje me marrëveshjen u riemërtua në Republika e Maqedonisë së Veriut, nënshtetësia u bë maqedonase/ shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa gjuha maqedonase.
Në përputhje me Marrëveshjen, Greqia e para e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, ndërsa vendi më 30 mars, siç edhe ishte premtuar u bë anëtarja e 30-të e Aleancës. Në ceremoninë solemne me ngritjen e flamurit të Maqedonisë së Veriut, më 30 mars në selinë e NATO-s në Bruksel u zyrtarizua aderimi në Aleancën Veriatlantike.
U hap edhe rruga për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Pas 15 viteve status të kandidatit dhe me mbi dhjetë rekomandime të njëpasnjëshme të KE-së për çeljen e bisedimeve, Këshilli Evropian më 26 mars të këtij viti mori vendim për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut. Tani vendi është në pritje të kornizës së bisedimeve, e cila sipas paralajmërimeve të diplomatëve evropianë duhet të prezantohet në disa ditët e ardhshme nga BE-ja, ndërsa konferenca e parë ndërqeveritare pritet këtë vjeshtë.
Marrëveshja përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve të përshkruara në rezolutat 817 dhe 845 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për pushimin e vlefshmërisë së Marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995 dhe për vendosjen e partneritetit strategjik mes palëve është titulli zyrtar i Marrëveshjes.
Dimitrovi dhe Koxiasit në ceremoninë solemne në Psarades ose Nivici më 17 qershor të vitit 2018 i vendosën nënshkrimet e tyre në Marrëveshjen, në prani të kryeministrave të atëhershëm Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, ndërmjetësuesit Matthew Nimetz, ish-eurokomisarit për Zgjerim Johanes Han, ish-përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini dhe përfaqësues të tjerë të lartë ndërkombëtarë, si dhe përfaqësues të të dyja vendeve.
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...