Ish truproja e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, Dejan Mitrevski-Urko, është dënuar me kusht prej dy viteve, për aksidentin që ndodhi verën e kaluar ku vdiq një djalosh 22 vjeçar.
Nga Gjykata Penale informojnë se aktgjykimi është miratuar me 20 qershor 2017 nga gjykatësja Biljana Kocevska. Ajo që është karakteristike është se familja e djaloshit të mbytur nuk ka kërkuar që Urko të ndiqet penalisht as nuk kanë kërkuar kompensim.
“Është miratuar aktgjykimi në bazë të njohurive të fajit të të akuzuarit, ku ekspertiza ka konfirmuar se motoçiklisti është lëvizur me 94.6 km shpejtësi në orë, nuk ka pasur drita të përparshme, pala e dëmtuar para gjykatës janë deklaruar se nuk kërkojnë dënim dhe nuk përfshihen në ndjekjen penale, me të cilën i akuzuari për vepër penale Vepra të rënda kundër sigurisë së personit dhe të pronës nga neni 300 paragrafi 4 në lidhje me nenin 769 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi penal është shpallur si fajtor dhe Gjykata i ka caktuar dënim me kusht gjegjësisht dy vite dënim me burg, dënim i cili nuk do të realizohet nëse gjatë 5-së vitet e ardhshme nuk kryen vepër tjetër penale”, kanë bërë të ditur për “Fokus” nga Gjykata Themelore Shkupi 1.
Ata shtojnë se kundër këtij aktgjykimi është e lejuar e drejta e ankesës dhe pas hyrjes në fuqi ajo do të jetë anonime dhe do të publikohet.
Ndryshe, aksidenti ndodhi me 27 korrik të vitit të kaluar, në ora 00:40 në Shkup, në bulevardin “Boris Trajkovski”, mes një automjeti “BMË” me targa të Shkupit – drejtuar na M.D. (43) nga Shkupi dhe një motoçiklete “Honda cbr” pa targa, drejtuar nga S.A. (22) nga Shkupi.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...