Google ADS

Dy vite nga ngjarjet në ‘Lagjen e Trimave’ në Kumanovë, ende pa epilog gjyqësor

08:38 | 9 Maj 2017
Arbresh.info

Sot mbushen dy vjet nga konflikti i armatosur në Lagjen e Trimave në Kumanovë, i cili zgjati dy ditë, me ç’rast u vranë tetë pjesëtarë të MPB-së, ndërsa katër ishin plagosur rëndë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këmimzjarrin përveç tetë pjesëtarëve të policisë, u vranë edhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.

Për ngjarjet në Lagjen e Trimave, nga shkurti i vitit 2016 në Gjykatën penale të Shkupit zhvillohen seanca gjyqësore kundër 29 personave të cilët ngarkohen për vepra të kryera penale ‘Organizatë terrorisite’ dhe ‘terrorizëm’. Të gjithë 29 të akuzuarit për ngjarjet në Kumanovë para Gjykatës u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë, njofton AIM.

Rasti më vonë u bashkua me rastin ‘Vetëtima’, në të cilin zhvillohet procedurë kundër tetë personave ndihmës të grupit të armatosur nga ‘Lagjja e trimave’, me çka numri i të akuzuarve është rritur në gjithsej 37. Procesi gjyqësor për këtë rast akoma zgjat.

Më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në Lagjen e Trimave, një grup i armatosur u përlesh me forcat e sigurisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme