Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Bullgarisë sot e shënojnë dyvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes dy vendeve. Paraf në dokumentin në Shkup më 1 gusht të vitit 2018 vendosen kryetarët e qeverisë së dy vendeve Zoran Zaev dhe Bojko Borisov.
Marrëveshja i ka hapur perspektivat për dy vendet për bashkëpunim të fuqishëm dhe intensiv në planin dypalësh dhe shumëpalësh, avancim të lidhjeve transportuese dhe komunikimeve, lehtësim të formaliteteve doganore dhe kufitare, ndarje e mjeteve për projekte rajonale infrastrukturore dhe tejkufitare, lehtësim i kontakteve mes qytetarëve të dy shteteve si dhe mbështetje e fuqishme e Bullgarisë për aspirata euroatlantike të vendit tonë.
Kryeministri Zaev pas nënshkrimit të dekretit theksoi se kjo marrëveshje dëshmon se atje ku ka vullnet politik dhe të ardhme çështjet do të zgjidhen. Sipas tij, kjo marrëveshje le të jetë ide, shembull dhe model i bashkëpunimit për rajonin dhe më gjerë.
“Republika e Maqedonisë dhe Republika e Bullgarisë bënë një hap historik përpara. Bashkërisht vendosëm të kaluarën si themel të të ardhmes dhe me atë hapëm rrugën për stabilitet dhe zhvillim për të dy shtetet dhe rajonin e Ballkanit”, tha Zaev.
Zaev theksoi se kjo marrëveshje tregoi se qeveritë e të dy vendeve mbajnë përgjegjësi për qytetarët e tyre, pasi që siç tha ai, marrëveshja ofron mundësi të hapura për zhvillim ekonomik të të dy vendeve, që do të kontribuojnë në cilësinë e jetës së qytetarëve.
“Ne vendosëm të ndërtojmë miqësi, të zgjasim dorën dhe të bashkëpunojmë. T’i ndjekim nevojat e qytetarëve tanë të cilët janë të bindur se do të kenë përfitim nga ai bashkëpunim, ndërsa ne ta përfundojmë punën si shërbim ndaj qytetarëve, që përmes këtyre marrëveshjeve t’i hapim perspektivat e një bashkëpunimi të këtillë. Bashkëpunimi bilatarel dhe i fqinjësisë së mirë, por edhe rajonal janë perspektivat e të gjithë Evropës Juglindore, e cila sigurisht është pjesë e Evropës. Edhe Maqedonia është pjesë e Evropës”, deklaroi Zaev.
Borisov nga ana e tij, e shënoi faktin se marrëveshja është nënshkruar pa presione dhe ndërmjetësim të caktuara.
“Nuk e di nëse është për herë të parë, por mes dy shteteve pa moderatorë dhe ndërmjetësues arritëm deri aty që shoqërimi dhe fqinjësia e mirë është më e rëndësishme se gjithçka. Kjo do të na bëjë më të fuqishëm, të pavarur dhe të rëndësishëm. Jam i bindur se për dhjetë vite rezultatet do të jenë të dukshme”, deklaroi Borisov
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...