Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.192 testime për coronavirus, ndërsa 48 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup janë 42, Kavadar-3, Gostivar-2 dhe Prilep-1.
Nga MSH thonë se kanë ndërruar jetë 2 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.
Ndërsa ISHP ka regjistruar 253 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 305.114, prej të cilëve 294.072 janë shëruar, ndërsa 9.208 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (28 mars) është 1.834.
Driloni dhe Sara përgatisin darkën për banorët
“Çift në tentativë”, banorët flasin për Sarën dhe Drilonin
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Trupat e Koresë së Veriut marrin goditje të rëndë në përball...
Avioni i “Japan Airlines” pëson sulm kibernetik, paralajmëro...
LDK-ja mban sot konferencë për shtyp