Dy viktima dhe 20 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

14:55 | 11 Qershor 2021
A. B.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.885 testime për coronavirus, ndërsa 20 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Kumanovë – 5, Shkup – 4, Manastir – 4, Tetovë – 3, Prilep – 1, Ohër – 1, Kërçovë – 1 dhe Kriva Pallankë – 1.

Nga MSH informojnë se kanë ndërruar jetë edhe dy pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv me COVID-19.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 30 pacientë të shëruar.

Me raste e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve me corona virus shkon në 155.507, prej të cilëve 149.612 janë shëruar, ndërsa 5.470 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (11 qershor) është 425./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme