Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 248 teste, ndërsa janë regjistruar 11 raste të reja me COVID-19.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (11), është regjistruar një riinfeksion.
MSH sot ka konfirmuar 56 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Gjatë 24 orëve të kaluara nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini Im”, janë regjistruar dy humbje jete nga Shkupi. Personat e vdekur janë të moshës prej 66 deri në 80 vjeç. Një person ka humbur jetën në spital dhe një në shtëpi. Personat e vdekur janë regjistruar në periudhën nga 21.10 deri më 22.10.2022.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 343.927, numri i të shëruarve është 334.129, numri i atyre që humbën jetën është 9.561 dhe numri i rasteve aktive është 237.
Mickoski: Nuk kam informacion për rritjen e çmimit të energj...
Osmani: Lituania vazhdon ta mbështesë fuqizimin ndërkombëtar...
Ukraina sulmon me dronë fabrikën kimike të armëve në Rusi
Haradinaj në takim me fermerë, premton mbështetje financiare...
‘Kryeqyteti pa makina’, Rama: Nga 1 janari me biletë të përb...
Skena të “nxehta” mes Drilonit dhe Gresës