Dy të rinj tetovarë, S.M. (29) dhe F.F. (21) të martën kanë paraqitur një kallëzim penale ndaj një grua nga Shtipi, me të cilën janë njohur nëpërmjet rrejtit social “Facebook” në mars 2018 dhe e cila u ka premtuar se do t’u sigurojë punë tremujore në Gjermani.
Pastaj, gruaja nga Shtipi prej tyre ka kërkuar që të paguajnë fillimisht nga 2700 denarë, ndërkaq më pas edhe nga 12.300 denarë për marrëveshjet për punë, ndërkaq biletat e avionit vetë t’i paguajnë.
Të paraqiturit kanë aplikuar dhe i kanë paguar mjetet, pasi që paraprakisht u janë miratuar aplikimet, por një periudhë përpara se të shkojnë në Gjermani, më 11-tin të muajit të kaluar, nga e paraqitura kanë marrë porosi se nuk do të mund të shkojnë, ndërkaq më pas nuk u është lajmëruar më në telefon, por as nuk ua ka kthyer mjetet.
Prej SPB Tetovë thonë se po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
Shumë të rinj shqiptarë po emigrojnë drejt vendeve perëndimore me viza pune, pasi tregu i brendshëm nuk u ofron kushte optimale.
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...