Gostivari është tronditur në orët e fundit nga një vetëvrasje dhe një person tjetër që ka ndërruar jetë nga një sulm në zemër teksa shëtiste në periferi të qytetit. Personi i parës, siç informon “Alsat” ishte i moshës 48-vjeçare dhe vetëvrasjen e ka kryer me armë zjarri në kokë. Ndërsa personi i dytë që ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Trupi i të ndjerit, ishte gjetur i pajetë jashtë shtëpisë, dhe ishte paraqitur fillimisht në polici, nga qytetarët, si vdekje e dhunshme, duke përfshirë edhe mundësinë e vetëvrasjes.
Viktima me inicialet Z.M ishte i moshës 55-vjeçare. Policia është duke hetuar rastet në të dyja vendngjarjet dhe po ashtu ka mbërritur edhe hetueset paraprakë.
“Në orën 17:55 të pasdites në SPB-në Tetovë është raportuar se në një ndërtesë të braktisur në Gostivar, përballë firmës “Lesnina”, shtetasi M.B (1972) nga fshati Dolna Banjica, Gostivar, ka kryer vetëvrasje duke qëlluar veten me armë zjarri në kokë”, informojnë nga SPB-së Tetovë për rastin e vetëvrasjes.
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...