2/3 e personave që përfundojnë shkollimin e lartë, punësohen në vende joadekuate të punës ose marrin paga më të vogla se ajo që meritojnë. Sipas një analize të bërë nga OJQ Finance Think, Maqedonia kryeson listën e këtij fenomeni që i bën të rinjtë të ndihen të pasigurt në vendin e punës, shkaktar kjo që ka nxitur ikjen masive të të rinjve nga vendi.
“Puna në vend joadekuat, prek rreth 2/3 e të rinjve të punësuar në vendin tonë. 06-20 Analizat tregojnë se në Maqedoninë e Veriut të rinjtë janë më të prekur nga ky fenomen në krahasim me moshatarët e tyre nga Serbia dhe nga Mali i Zi. Të rinjtë që janë në vend joadekuat të punës punojnë për 14% pagë më të ulët nga ata që janë në pozita adekuate”, tha Bllagica Petrevski, Finance Think
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska thotë se Qeveria është e fokusuar në përmirësimin e kushteve për punësim. Ajo thotë se edhe ligjërisht është paraparë mbështetje e të rinjve për gjetjen e vendit adekuat dhe pagës meritore për punë.
“Ju e dini se Qeveria këtë vit e miratoi planin operativ për punësime. Fokusi më i madh i është dhënë të rinjve. Por fokus i veçantë i është dhënë edhe praktikës e cila është një hallkë e rëndësishme, pra po sjellim edhe Ligj për praktikë me qëllim që të rinjtë të përgatiten me njohuri dhe aftësi të ndryshme dhe të jenë më konkurrues në tregun e punës”, theksoi Mila Carovska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale
Oda Ekonomike Amerikane thotë se kërkesat e tregut për punësim nuk përputhen me kuadrot e rinj. Sipas tyre, nga fakultetet po dalin shumë kuadro që nuk i duhen sektorit privat, e më pas të njëjtit ose mbeten pa punë ose përfundojnë në vend joadekuat të punës./Alsat/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...