Në seancën e së mërkurës, mazhoranca dhe opozita do të shkojnë me dy raporte të veçanta, atë të socialistëve, që janë kundër arrestimit të ish-ministrit Tahiri, dhe atë të demokratëve, për të cilët provat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda janë të mjaftueshme për të provuar lidhjen dhe implikimin e Saimir Tahirit me grupin “Habilaj”.
Të dyja palët e kanë nisur tashmë punën për hartimin e raporteve, bazuar mbi provat e paraqitura nga Prokuroria, ato të bëra publike për mediet, por edhe mbi provat e paraqitura vetëm për deputetët e Këshillit, të konsideruara “sekret hetimor”.
Mazhoranca dhe opozita kanë kohë deri të hënën në orën 14, për të dorëzuar në Zyrën e Protokollit të Kuvendit raportet disafaqëshe, të cilat do t’i dërgohen Kuvendit përpara seancës së të mërkurës, në të cilën fillimisht fjala do t’i jepet deputetit Saimir Tahiri për të dhënë shpjegime, ose për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, por për raportin nuk do të ketë diskutime dhe votimi do të jetë i fshehtë.
Petrit Vasili tha të dielën se Edi Rama ka përpara, të mërkurën, provën më të madhe morale dhe politike të qeverisë së tij.
“Të mërkurën, Rama që llomotit pafund ka një provë të qartë: të vendoset me krimin apo kundër tij. Bëhet fjalë për krim të strukturuar. Në anën e ligjit, apo antiligjit… Parlamentit aktiv, që ndihmon organet e drejtësisë të vendosin drejtësi, apo do t’i mbulojë ato? Është për së fundmi për Reformën në Drejtësi, për të cilën u çorr vite të tëra për ta kapur drejtësinë, që do dënonte të pafajshmit dhe do të mbulonte të fajshmit. Votimi i djeshëm dhe vullneti për të mbështetur krimin u duk qartë. Do të doja dhe të prisja nga Rama frikacaku, që të vijonte të kërkonte vet t’i hiqej imuniteti. Ka një provë, prova e së mërkurës: o mbështesim Prokurorinë me atë çfarë po mbron dhe të zbardhë veprimtarinë e këtij grupi, ose s’ka pse rikthehet si vrasësi në vendin e krimit, të struket diku derisa ta gjejnë”, tha Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të LSI-së.
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...