Një anëtar i Këshillit Zgjedhorë rreth orës 10:25 ka raportuar në SPB-Shtip se në vendvotimin 2276, që ndodhet në çerdhen “Vera Ciriviri Trena” në Shtip, persona të moshës 72 dhe 67 vjeçe kanë votuar, edhe pse janë pozitivë me Covid-19 dhe janë në listë për izolim, transmeton Alsat.
Në lidhje me: Banorët e Shtipit dhe Pllasnicës sot votojnë për kryetar komune
Personat në fjalë janë në listën për izolimit që nga nga 12 dhjetori 2020.
Zëdhënësja e SPB-Shtip, Gordana Panajotova thotë se tashmë është njoftuar edhe prokurori publik.
Kryetarja e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, Senka Andreeva thotë se procesi i votimit në vendvotim nuk është ndërprerë dhe do të dërgohet ekip për dezinfektimin e vendvotimit.
Deri në orën 13:00 jehona e votuesve në Shtip është 16.61 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve, respektivisht kanë votuar 6,938 qytetarë në gjithsej 77 vendvotime.
Zgjidhet telefoni më i mirë Android për vitin 2024
Ylli i Interit, Pavard uron Krishtlindjet nga Kosova
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Ga...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në në përurimin e renovimev...
Kumbaro: Turistët nga Kosova në rritje, nuk ndikoi liberaliz...
Bora shënon fitore historike ndaj Sigal Prishtinës