Dy shtetas të Maqedonisë janë në mesin e personave të vdekur në aksidentin zinxhiror që ndodhi sot në autostradën Beograd – Nish, në qendër të Jagodinës, njofton portali serb “Blic”.
Krahas shtetasve të Maqedonisë, sipas kësaj gazete kanë ndërruar jetë edhe pesë shtetas të Serbisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë për AIM deklaruan se ambasada e Maqedonisë në Beograd tash për tash nuk ka asnjë informacion nga MPB-ja e Serbisë për personat e ndjerë me shtetësi të Maqedonisë.
Në aksident, sipas informacioneve nga MPB-ja e Serbisë, janë lënduar 27 persona dhe janë dërguar në spitalet në Jagodinë dhe Quprija.
Në aksident kanë kanë marrë pjesë 34 automjete, ndërsa arsyet për aksidentin është mjegulla e dendur.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...