Mëngjesin e sotëm dy helikopterë, të cilët po furnizohen me ujë nga Liqeni i Dibrës, janë përfshirë në shuarjen e zjarrit në zonën e fshatit Gorno Melniçani, afër komunës së Qendër Zhupës.
Zjarri, i cili u vu nën kontroll gjatë ditës së djeshme, sot u riaktivizua pas erës që ka fryer, veçanërisht gjatë natës.
“Në shuarjen e zjarrit janë përfshirë më shumë se 100 persona, nga zjarrfikësja në Dibër dhe Gostivar, pjesëtarë të policisë, njësia speciale e policisë për ndërhyrje të shpejta, si dhe nga dega e “Pyjeve Kombëtare” si punonjës të komunës”, tha Xhetan Miftaroski , komandant i Njësisë Zjarrfikëse të Dibrës./telegrafi/
Kurti merr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të gjuhës ...
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...
Aksident me vdekje në Durrës