Dy fëmijë goditën nga një veturë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

13:40 | 1 Mars 2019
A. B.

Dy fëmijë të moshës 9 vjeçare dje janë goditur nga një veturë “Volkswagen Touareg” në rrugën “Alija Avdoviq” në Shkup, ku njëri nga fëmijët ka marrë lëndime të rënda trupore.

Veturën e ka vozitur S.R., 31-vjeçar nga Shkupi.

“Fëmijët janë dërguar në spitalin shtetëror ku te njëri fëmijë janë konstatuar lëndime të rënda trupore, ndërsa te tjetri më të lehta. Është kryer ekspertizë në vend dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme