Google ADS

Dy denoncime në lidhje me rastin në Klinikën e gjinekologjisë

23:53 | 3 Shkurt 2018
Arbresh.info

Në lidhje me rastin në Klinikën e gjinekologjisë, për rast të foshnjës së zhdukur, nga Ministria për Punë të Brendshme informojnë se te ata kanë arritur dy denoncime.

Siç informojnë nga MPB, njëri denoncim është nga prindi që ka paraqitur se foshnja e tij është ndëruar, ndërsa denoncimi i dytë është nga Klinika, prej ku janë ankuar për sjelljen e tij të keqe dhe agresive ndaj personelit mjekësor.

Një pjesë e mediave publikuan deklaratë të babait i cili thotë se nga Klinika e gjinekologjisë në Shkup është zhdukur foshnja e tij vajzë. Sipas thënieve të tij,
foshnjën që ka parë ditën paraprake pas lindjes, nuk është e njejta që ia kanë treguar sot dhe ka pasur të shënuar mbiemër të gabuar dhe për këtë shkak te prindi ka lindur dyshimi se nuk është fëmiu i njejtë që ka parë ditën paraprake.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë ku informuan se është kontaktuar drejtorja e Klinikës së gjinekologjisë.

“Pas zbatimit të procedurave ligjore dhe verifikimit të rrethanave, në mënyrë shtesë do ta informojmë publikun”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme