Kryetari i komunës së Dibrës Hekuran Duka, i cili udhëheq edhe me Shtabin operativ, konferencën e sotme për media e filloi me lajmin se gjashtë ditë me radhë nuk ka të infektuar të ri me “Covid 19”.
“Gjatë 24 orëve të fundit, e gjashta me radhë, nuk ka të infektuar ri me koronavirus, që do të thotë se numri i të infektuarve me virusin e rrezikshëm mbetet 51, prej tyre dy janë nga Qendra Zhupë. Në 24 orët e fundit, në mesin e personave të regjistruar të trajtuar nga Instituti i Shëndetit Publik janë katër bashkëqytetarë tanë, të cilët po mjekoheshin në shtëpi. Aktualisht, 53 persona janë në izolim shtëpiak”, tha Duka.
Ai informoi se ora policore gjatë fundjavës së vazhduar është respektuar tërësisht. Në periudhën e njëjtë nuk janë regjistruar shkelje e rendit dhe qetësisë publike, vjedhje dhe aksidente trafiku.
Vullnetarët e Kryqit të Kuq si deri më tani, tha Duka, ishin në shërbim të qytetarëve që kishin nevojë nga furnizimi me ushqime dhe ilaçe. Kanë pasur 2 thirrje, prej tyre gjashtë thirrje për ushqim, 16 për ilaçe.
Njësia zjarrfikëse territoriale ka pasur dy intervenime një në një shtëpi private ndërsa tjetra në një deponi qyteti. Në nivel të detyrës së ishin edhe të punësuarit në Ndërmarrjen Publike Komunale “Standard” të cilët edhe krahas asaj që ishin ditë feste, me rregull i kanë pastruar mbeturinat. Duka u përqendrua edhe në siç tha dezinformatat që transmetohen përmes rrjeteve sociale.
“Gjatë kësaj periudhe krize, përveç problemeve të tjera që kemi pasur, kemi hasur edhe në dezinformata të publikuara në rrjetet sociale. Për të mos krijuar koncept të gabuar, ne kërkojmë nga qytetarët për gjithçka që dëshirojnë të dinë të na kontaktojnë në zyrën për informata, ku do të marrin informacione zyrtare në lidhje me ndonjë çështje. Ata mund ta bëjnë këtë edhe në profilin e komunës dhe në shtabin operativ në rrjetin social Fejsbuk”, tha Duka.
Potencoi se transparenca është shumë e rëndësishme në punë dhe funksionimin e kryetarit të komunës, për të cilën është krijuar infrastruktura e nevojshme.
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...